Ja kush do të konkurrojë fort Airbnb!
Written by rt on 02/05/2019
Rrjeti nderkombetar i hoteleve Marriott po ‘godet’ përsëri Airbnb. Javën e ardhshme Marriot pritet të fillojë të ofrojë me qira 2,000 shtëpi në 100 qytete në të gjithë Amerikën, Evropën dhe Amerikën Latine. Disa nga shtëpitë që ata do të ofrojnë janë vila luksoze me shumë dhoma, me detaje përrallore si pishina gjigante, soba zjarri antike druri dhe pamje magjike nga deti Mesdheut. Por edhe pse me një vlerë të ardhurash prej 20.76 bilion dollarësh është vështirë për Marriot të arrijë të konkurrojë me Airbnb dhe Booking.com.