Ja ku janë zbuluar objektet mijëra vjeçare!

Written by on 18/11/2019

Objektet e zbuluara në ujërat e detit Adriatik, pranë Durrësit, së shpejti do të vendosen në muzeun Arkeologjik,i cili së fundmi ka marrë statusin e muzeut Kombëtar. Pjesa më e madhe e relikeve të mjeteve lundruese mbi 2500 vjeçare, janë zbuluar nga arkeologët nënujorë në gjirin e Durrësit. Përfundimet studimore tregojnë se anijet antike me mallra janë mbytur kryesisht gjatë lundrimit në hyrje apo dalje nga limani i Durrësit, në antikitet dhe mesjetë për shkak të motit të keq apo pengesave nënujore. Muzeu do të jetë pjesë e rëndësishme e Qendrës Muzeore Durrës.

 


Current track

Title

Artist

Background