Ja fituesit e Kampionatit Botëror  të “Mountainbike” 2019 !

Written by on 30/04/2019

 

 

Kampinati botëror i “Mountainbike”, zhvilluar në Maribor të Sllovenisë, eshte mbyllur me fitoren e Loic Bruni dhe Tahnee Seagrave. Çiklisti francez Bruni, tri herë kampion bote në këtë disiplinë, ishte superior ndaj rivalëve të tij gjatë zhvillimit të kësaj gare dhe arriti të fitojë ne nje kohe rekord. Bruni kryeson edhe renditjen e përgjithshme në botërorin e zbritjes së lirë në “Mountainbike”, me 216 pikë, i shkëputur nga rivalët e tij Danny Hart dhe Troy Brosnan. Në kateg orinë e femrave ishte Tahnee Seagrave që vendosi diktatin e saj, teksa e fitoi garën e Mariborit me 3 minuta, 25 sekonda e 888 të mijëtat. Asnjë prej rivaleve të saj nuk ishte në gjendje që të rivalizonte me të.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist