Ja fitimet qe sjell klubi i Liverpoolit per qytetin pertej futbollit!

Written by on 23/02/2019

Sipas nje raporti te Sports Business Group te Deloitte, klubi i Liverpool-it ka pasur nje ndikim 497 miliarde sterlina, ne lidhje me Vleren e Shtuar Bruto ne ekonomine e qytetit te Liverpool gjate sezonit 2017 – 2018. Raporti nxjerr ne pah ndikimin ekonomik te ndeshjeve te skuadres se Liverpool dhe te aktiviteteve te perditshme ne qytet, ne rajonin e qytetit te Liverpool dhe ne Mbreterine e Bashkuar ne teresi per te gjithe sezonin. 4500 persona me kohe te plote jane te punesuar ne aktivitetet e klubit. Ne sezonin 2017-18 kane ardhur me shume se 1,5 milione tifoze ne Anfield, impakti i te cileve reflektohet ne 102 milione sterlina, nga te cilat 42 milione sterlina te shpenzuara per qendrimin, e te tjerat  ne restorante, kafe dhe bare te zones, shpenzime udhetimi, ne ushqim dhe artikuj te tjere.Pertej ndeshjeve, raporti i Deloitte tregon se koncertet qe do te zhvillohen ne Anfield ne vere do te kene ndikim te madh ekonomik ne Liverpool. Impakti i kengetareve te famshem si Bon Jovi, Pink dhe Take That mund te arrije ne 4,1 milione sterlina per event fale shpenzimeve te vizitoreve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist