Ja cili është shteti që investon më shumë në Shqipëri!
Written by Radio Travel on 26/12/2019
Përmasat e investimeve nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri janë modeste. Aktualisht investitori më i fuqishëm i rajonit në vendin tonë është Kosova me 84 milion euro i ndjekur Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Marrdhëniet historikisht problematike dhe klima jo miqësore në biznes nuk i kanë favorizuar shumë investimet e ndërsjella mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht afërsisë gjeografike. Zvicra mbetet investitori më i madh i huaj në Shqipëri, një stok investimesh prej pothuajse 1.5 miliardë euro.