Ja cili është shkaku i temperaturave të larta në Europë!
Written by rt on 03/07/2019
Valët e nxehta të javës së kaluar në Europë janë shtuar me pesë herë nga ngrohja globale, kanë thënë
ekspertët. Ata kanë vënë re se temperaturat kanë qenë 4 gradë më të lartë se më parë. Franca ka thyer
rekordin e të gjitha kohërave duke arritur temperatura deri në 45 gradë celcius. Kontinenti pritet të
qetësohet pak , pasi vala e temperaturave po zhvendoset më në jug, drejt Ballkanit dhe duket se
rekordet do të thyhen pikërisht në këtë rajon për disa ditë.