Ja cili është restoranti më i mirë në botë!
Written by rt on 27/06/2019
Ceremonia e mbajtur në Singapor ka shpallur si restorantin më të mirë në botë “Mirazur” I cili ndodhet në rivierën franceze. Mbi 50 restorante nga e gjithë bota kanë konkuruar për këtë titull. Shefi i kuzhinës së restorantit i cili është argjentinas ka marrë mjaft lavdërime për pjatat, dhe qytetarët francezë janë shprehur mjaft të kënaqur për çmimin. Lajmi ka befasuar edhe turistët argjentinas në Francë . Lista e restoranteve është hartuar nga më shumë se 1000 ekspertë të kuzhinës. Në 10 restorantet më të mira Spanja kishte tre prej tyre.