Ja cili është qyteti i humbur Iranian!
Written by Radio Travel on 11/07/2019
Një qytet në Iran, në të cilin janë investuar miliarda dollarë për ndërtimin tij, sot është pothuajse një qytet “fantazëm”. Pardis, vetëm pak kilometra larg Teheranit, filloi të ndërtohej në vitin 2010, por projekti gjigand mbeti i papërfunduar. Aty ishte parashikuar të ndërtohej një zone urbane që do të lidhte qytetet kryesore të Iranit përmes transportit hekurudhor, ku do të kishte spitale, shkolla dhe parqe. Ndërtimi kishte filluar në një kohë kur ekonomia e vendit kishte luhajte dhe si rezultat, projekti mbeti në gjysmë.