Ja cili është destinacioni më i lirë në Europë!
Written by rt on 29/06/2019
Budapesti është votuar si destinacioni më i lirë europian për vitin 2019. Kryeqyteti i Hungarisë është në krye të listës së udhëtimit që sugjeron “European Best Destination”. Perla e Danubit nuk është vetëm destinacioni më i mirë europian por edhe një nga qytetet më të bukura dhe më të sigurta në botë. Ndërkohë vend të dytë qëndron Braga në Portguali si destinacioni i aventurierëve, dhe e treta në listë është Monte Isola në Itali, si një nga vendet më të bukura të saj.