Ja cili është aplikacioni më i ri që do të përfshijë atraksionet turistike shqiptare!

Written by on 11/12/2019

Në mjedisin e Qendrës së Vizitorëve në parkun Divjakë-Karavasta është zhvilluar prezantimi i projektit “Menaxhimi SMART i produktit turistik kulturor për shfrytëzimin e aseteve natyrore , qëndrueshmërinë dhe atraksionin  e zonës së parkut të Divjakë-Karavastasë”.Fondacioni SIG në bashkëpunim me “Premier Consultancy Group” është duke zhvilluar një aplikacion i cili do të përfshijë të gjitha atraksionet turistike në mënyrë që të jenë të aksesueshme nga vendasit dhe turistët e huaj. Qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe marrja e sa më shumë ideve nga të pranishmit për të promovuar turizmin e aventurës bazuar në asetet natyrore, historike dhe kulturore si dhe zhvillimin e një destinacioni turistik të veçantë në Ballkan. ktivitete të tilla janë një mundësi e mirë për të rritur dhe zhvilluar bashkëpunimin me aktorët potenciale, autoritetet publike lokale dhe kombëtare, operatorët turistike dhe agjencitë e udhëtimit, bizneset lokale, median si dhe komunitetin e zonës me qëllim që të ndërgjegjësojnë dhe informojnë mbi rëndësinë e parkut si një burim me vlerë për zhvillimin e turizmit të qendrueshëm dhe njëkohësisht edhe zhvillimin ekonomik të zonës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist