Ja cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë!
Written by rt on 04/07/2019
Gjysma e dytë e vitit 2019 i ka dhënë edhe një herë vendin e parë për pasaportat më të fuqishme , Japonisë dhe Singaporit. Me pasaportat e të dyja vendeve mund të udhëtosh pa vizë në 189 vende të botës. Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania mbajnë vendin e dytë me akses në 187 juridiksione në gjithë botën, pa patur nevojë për vizë. Në vend të tretë renditen Danimarka, Italia dhe Luksenburgu. Shqipëria renditet në klasifikimin e përgjithshëm në vendin e 52-të.