Ja cila është shqiptarja që fitoi çmimin e madh në Mbretërinë e Bashkuar!

Written by on 04/12/2019

Një shqiptare është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm në fushën e teknologjisë . Arta Çika me origjinë nga Kukësi , ka arritur të zgjidhet si një nga fitueset e çmimit “Tech Women 100”, për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar.  Ajo është shprehur se ndihet e vlerësuar dhe krenare për çmimin e rëndësishëm. “Dua të falenderoj nga zemra Jurinë Teknike që më zgjodhi, të gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan.”, ka thënë fituesja. Në këto ditë të vështira për Shqipërinë, Çika nuk i ka harruar bashkëatdhetarët e saj të cilëve ua ka dedikuar pikërisht këtë çmim.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist