Izrael,zbulohet qyteti biblik
Written by Radio Travel on 10/07/2019
Hulumtimet e fundit kanë dalë në përfundimet se është zbuluar vendi i një qyteti të lashtë filistin, përmendur në fabulat biblike të Davidit. Gërmimet kanë nisur në vitin 2015 dhe kërkuesit janë shprehur se nuk kanë ndërmend të ndalojnë. Arkeologët , thonë besojnë në masën 90% se bëhet fjalë për Ziklagun biblik. Në zonën e zbuluar janë gjetur elemente tipike të civilizimit si edhe enë balte që e lidhin historinë me Davidin biblik.