Izrael-Qipro, marrëveshje turizmi për udhëtarët e vaksinuar!
Written by rt on 15/02/2021
Izraeli dhe Qipro njoftuan një marrëveshje turizmi të dielën e cila lejon qytetarët e vaksinuar kundër koronavirusit, të udhëtojnë midis vendeve pa pasur nevojë për karantinë. Marrëveshja midis dy vendeve mesdhetare është një hap drejt rivendosjes së industrive të tyre të turizmit, të cilat janë goditur rëndë nga pandemia gati një-vjeçare. Javën e kaluar, Izraeli arriti një marrëveshje të ngjashme me Greqinë.