Italia, nje prej destinacioneve me te vizituara te kesaj vere

Written by on 11/05/2018

 

Italia do te jete nje prej destinacioneve me te vizituara te kesaj vere. Kete gje e kane theksuar jo vetem autoritetet e Organizates Boterore te Turizmit por edhe vete bordi turistik italian se fundmi duke u mbeshtetur tek rezervimet e deritanishme turistike. Terheqjet klasike te vendit mbeten arti, arkitektura, ushqimi, vererat, fshatrat mesjetare dhe peizazhet e bukura te vendit. Drejtori i zhvillimit te biznesit turistik ne Itali ka prezantuar edhe destinacionet qe do te jane nder me te vecantat per tu vizituar kete vit ne Itali. Ato jane Gargano ne Puglia, Bregdeti ne Torre Sant’Andrea ne veri te Otrantos, Trulli ne Alberobello, Lece, Muret e vjetra te qytetit te Ostunit dhe brigjet e Santa Maria di Leuca.


Current track

Title

Artist

Background