Italia bën progres me vaksinimin, radhën e kanë 16 vjeçarët!
Written by Radio Travel on 03/06/2021
Procesi i vaksinimit në Itali ka bërë progres me ritme të shpejta. Aktualisht vendi fqinj do të nisë vaksinimin për të gjithë personat mbi moshën 16 vjeç në rajonin e Siçilisë. I njëjti proces do të fillojë edhe në rajonin e Sardenjës në datën 4 qershor.
“Tanimë kemi mundësinë të shtojmë ritmin e vaksinimit për të tejkaluar këtë situatë të vështirë” ka shkruar në Facebook Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranaza./radiotravel.al