Italia bën njoftimin e rëndësishëm: Lejon udhëtimet mes Evropës dhe SHBA-së për pasagjerët

Written by on 27/11/2020

Aeroporti i Romës përmes një komunikate ka njoftuar për një marrëveshje mes kompanive ajrore italiane “Alitalia” dhe asaj amerikane “Delta Air Lines” për fluturime të veçanta mes disa qyteteve amerikano-veriore dhe kryeqytetit italian, duke nisur nga dhjetori. Korridore ajrore të ngjashme do të testohen gjithashtu mes Romës dhe qyteteve gjermane të Mynihut dhe Frankfurtit.Kjo fazë eksperimentale synon të vlerësojë efikasitetin e trendit të ri të udhëtimeve, për të parë mundësinë e të bërit realitet në sezonin e ardhshëm të verës.


Current track

Title

Artist