Israir Airlines nis lidhjet e para direkte mes Tiranes dhe Tel Avivit
Written by rt on 30/06/2018
Israir Airlines nis lidhjet e para direkte mes Tiranes dhe Tel Avivit
Aeroporti Nderkombetar i Tiranes ka pritur dje 184 pasagjeret e pare te “Israir Airlines”, avioni i te cilit fluturoi nga Tel-Avivi drejt kryeqytetit te Shqiperise. Autoritetet aeroportuale organizuan nje ceremoni te vogel me rastin e fillimit te operimit te destinacionit te ri nga qyteti i Tel-Avivit drejt Tiranes. Linja e re eshte programuar te operoje çdo te marte dhe te premte deri ne fund te shtatorit, qe do te sherbeje per te forcuar marredheniet ndermjet Shqiperise dhe Izraelit, veçanerisht ne fushen e ekonomise dhe turizmit.