Irlanda dhe Kina, shkëmbim turistik!

Written by on 09/05/2019

Turizmi irlandez, ka dyfishuar investimet e marketingut në Kinë, duke arritur vlerën deri në 1 milion euro. Synimi është rritja e numrit të vizitorëve kinezë në 200 mijë deri në vitin 2025. Njoftimi është bërë nga minstri i Turizmit të Irlandës , Shane Ross. Bizneset turistike irlandeze do të vizitojnë Kinën, për të takuar qindra agjentë turistikë, operatorë dhe linjat ajrore kineze. Sipas strategjisë turistike , Irlanda do të rrisë fokusin e konsumatorëve kinezë në qytetet kryesore të saj. Investimi për bashkëpunimin e dy shteteve, është bërë nga fondet e qeverisë irlandeze per turizmin .Qëllimi i Irlandës, është të zbatojë strategji të rritjes së tregut në shtete me fuqi të lartë ekonomike.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist