iPhone apo Samsung? Jo faleminderit, zgjedh Huawei!

Written by on 29/03/2018

iPhone apo Samsung? Jo faleminderit, zgjedh Huawei!

Gjiganti kinez, Huawei ka prezantuar telefonin e fundit te quajtur P20 kete jave, nderkohe qe synon te tejkaloje sfidat ne tregun amerikan dhe konkurroje rivale si Apple dhe Samsung.  Aparati i ri ka 2 versione; P20 me nje ekran prej 14.7 cm dhe P20 Pro me 15.5 cm. Huawei i ka dhene prioritet zhvillimit te kameres, veçanerisht te telefoni i ri,  qe permban nje kamer me 3 sensore te prodhuar ne partneritet me firmen e famshme gjermane, “Leica”.Sistemi me tre kamera ofron nje rezolucion prej 68 megapixels, ndersa kamera e perparme, ne 24 megapixels.  Nder karakteristikat e tjera te kameres perfshihen; kapaciteti i inteligjences artificiale per te pershtatur fotot  bazuar te subjekti, performanca fantastike ne ambiente te erreta dhe opsioni “super-slow motion”. Firma kineze e teknologjise synon te konkurroje me iPhone 10 dhe aparatin S9 te Samsung, por me nje çmim me te ulet. Sipas Huawei,  modeli P20 do te kushtoje 649 euro, ndersa versioni Pro, 899 euro. 


Current track

Title

Artist

Background