Investimet ne infrastrukture kthejne ne atraksion parkun e Ulzes!

Written by on 02/05/2018

Investimet ne infrastrukture kthejne ne atraksion parkun e Ulzes!

Rikonstruksioni i rruges hyrese te Ulzes pergjate aksit rrugor Milot-Burrel do te perfundoje ne korrik te ketij viti. Rruga me gjatesi 2.2 kilometra eshte pjese e Parkut Natyror Rajonal Ulez dhe eshte nje investim i qeverise shqiptare e Bankes se Keshillit te Europes. Sipas Fondit Shqiptar te Zhvillimit, rruga e ndertuar fillimisht ne vitin 1995 eshte zgjeruar, jane ndertuar veprat e artit per disiplinimin e ujerave siperfaqesore dhe nentokesore si dhe do te pajiset me barriera mbrojtese dhe elemente te tjere te sigurise rrugore. 2000 banore te Ulzes jane perfitues te drejtperdrejte te ketyre investimeve. Ulza tashme eshte shnderruar ne nje destinacion turistik jo vetem per vizitore te qyteteve te tjera te vendit, por edhe nga turiste te huaj italiane, franceze, gjermane e çeke. Nderkohe, vetem disa dite me pare u prezantua projekti Ulza Eco Park, me qellim promovimin e zones si nje destinacion turistik kombetar.


Current track

Title

Artist

Background