Interneti do të testohet në një mënyrë të re dhe bota mund të rikthehet shumë pas në kohë!
Written by Radio Travel on 24/12/2019
Rusia po teston sot pajisjet para se t’i lejojë vetes izolimin e internetit të saj nga serverat botërorë dhe për të garantuar funksionimin e tij në rast të luftës botërore kibernetike. Sipas Kremlinit ligji synon të mbrojë linjën ruse të internetit në rast të shkëputjes së serverave botërore që ndodhen në Europë dhe SHBA. Konkretisht, trafiku i internetit do të riorganizohet në mënyrë për të reduktuar sasinë e të dhënave të transmetuara jashtë vendit.