Instagram, siguri ndaj bullizmit online
Written by Radio Travel on 10/07/2019
Rrjeti social “Instagram” do të ofrojë opisone të cilat kufizojnë ndërveprimet me përdoruesit që mund të shkaktojnë bullizëm. Sipas njoftimit zyrtar, ky mjet i ri anti ngacmim do t’i bëjë përdoruesit të mendojnë edhe një herë atë që po thonë dhe kjo do të ndihmojë në frenimin e ngacmimeve në rrjet. Opsioni do të fshijë automatikisht fjalët ofenduese. Kjo masë është marrë pasi, shumë të rinj kanë dëmtuar rënde veten si pasojë e bullizmit në rrjetet sociale.