Indonezi, aksidenti ajror i merr jeten 189 personave!

Written by on 29/10/2018

Nje Boeing 737 i “Lion Air”, me 189 persona ne bord, eshte rrezuar sot ne det pak pas ngritjes ne ajer nga kryeqyteti i Indonezise, Xhakarta. Fluturimi JT 610 kishte per destinacion Pangkal Pinang, qytetin kryesor te ishujve Bangka Belitung, por kulla e kontrollit e humbi kontaktin me te vetem pak minuta pas nisjes dhe besohet qe mjeti te kete perfunduar nen uje.Nuk ka ende nje arsye per aksidentin tragjik dhe asnje fjale per te mbijetuar ndersa ekipet e kerkimit vijojne punen. Sipas “Lion Air”, mjeti i perfshire ne aksident ishte prodhim i vitit 2018 dhe fluturimet per kete linje ajrore i kishte nisur qe nga 15 gushti i ketij viti.Indonezia mbeshtetet shume tek trafiku ajror, por pjesa derrmuese e kompanive te saj ajrore kane nje historik te dobet sigurie.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist