Indi, gati perurimi i statujes me te larte ne bote!

Written by on 27/10/2018

India po behet gati te zbuloje per publikun ate qe do te jete statuja me e larte ne bote. Statuja ka figuren e Sardar Vallabhbhai Patel, nje lider politik dhe shoqeror qe ishte pjese e levizjes per pavaresi nga kolonializmi britanik ne 1947. Ai eshte i njohur per levizjen paqesore dhe ka qene zevendeskryeministri i pare pas Pavaresise. Statuja 182 metra, do te zbulohet me 31 tetor. Kjo statuje do te jete dy here me e madhe se statuja e Lirise ne SHBA dhe kostoja llogaritet mbi 400 milion dollare. Projekti vec statujes perfshin nje muze, nje qender kerkimore dhe nje qender argetimi. Nje hotel me 3 yje eshte ndertuar gjithashtu ne nje kompleks aty prane. Por kjo nuk eshte statuja e vetme qe pritet te vendose rekord boteror pasi nje statuje tjeter po ndertohet paralelisht afer Mumbait dhe qe i dedikohet luftetarit te famshem Shivaji. Kjo statuje parashikohet te arrije lartesine 212 metra, e mund te tejkaloje edhe projektin e endrrave te kryeministrit Modi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist