Inagurohet sot aeroporti i ri i Stambollit, kapacitet per 90 milione pasagjere ne vit!

Written by on 29/10/2018

Lidere nga e gjithe bota jane mbledhur per tu bere pjese sot e ceremonise se inagurimit  te aeroportit te ri te Stambollit.  I ndertuar nga nje konsocium prej 5 kontraktoresh, me nje vlere 29 miliard dollare ky aeroport ka qellimin qe te kthehet ne nje prej aeroporteve me te rendesishem te botes. Ky investim ka nje siperfaqe 76 milion metra katrore ndersa faza e pare e aeroportit do t’u sherbeje 90 milione pasagjereve. Ne total, kapaciteti i tij pritet te jete mbi 200 milion pasagjere, qe eshte edhe dyfishi i trafikut te aeroportit te Atlantas qe ka aktualisht trafikun me te madh te pasagjereve ne bote. Pjesa tjeter e projektit parashikohet te perfundohet teresisht deri ne vitin 2023. Ky aeroport do te kete edhe nje nga komplekset me te medha ne bote “duty-free shop”. Fluturimi inaugurues pritet te behet me 31 dhjetor ndersa ne vijim pritshmeria eshte qe te kete nje aktivitet ditor prej 2 mije avionesh.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist