Inagurohet Qendra e Pritjes se Vizitoreve ne Parkun Kombetar te Divjakes!

Written by on 19/06/2018

Qendra e Pritjes se Vizitoreve ne Parkun Kombetar te Divjakes u inagurua ne nje ceremoni ku ishin te pranishem drejtori i Agjencise se Zonave te Mbrojtura, drejtori i parkut, perfaqesues te ministrise se Mjedisit dhe nga Shoqeria Civile. Kjo qender pritjeje, se fundmi, e pajisur sipas standardeve europiane ne saje te mbeshtetjes se Projektit NaturAL financuar nga BE eshte kthyer dhe ne nje qender informacioni per floren dhe faunen e lagunes. Gjate ceremonise, u prezantua misioni dhe rendesia e ketij parku jo vetem ne ate te ruajtjes se ekosistemit por dhe shfrytezimin e kesaj hapesire te gjelber si nje aset turistik. Ky park pret çdo dite vizitore, jo vetem vendas por edhe nga mbare Europa dhe nepermjet kesaj qendre vizitoret do te mund te marrin mikpritjen dhe informacionin e nevojshem per te gjithe parkun. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist