Ideja gjeniale nga Universiteti i Sidnei-t: Avion-ambulancë për raste urgjente!
Written by rt on 03/12/2020
Shumë shpejt, avionët-ambulancë do të jenë një zgjidhje që do të sigurojnë ndihmë më të shpejtë në raste urgjente. Ideja gjeniale e Vertiia nga AMSL Aero dhe Universiteti i Sidneit parashikon një avion me shpejtësi 300 km në orë dhe aktualisht po testohet në aeroportin ne New South wales. Duhet thënë se avioni inovativ është konceptuar për rajonet rurale të Austrialisë, duke qenë se në shumë raste, largësia e bën të vështirë transportimin e pacientëve dhe shpëtimin në kohë të jetëve njerëzore.