Icardi-Inter, situata drejt normalizimit

Written by on 14/01/2019

Icardi-Inter, situata drejt normalizimit
Kapiteni i Interit fillon tua shkrij gjakun tifozëve dhe drejtuesve
“zikalter”.
Java që lam pas ishte mjaft dinamike sa i përkët cështjes së rinovimit të
kontratës. Në tavolin u hodhën disa pakënaqësi të lojtarit dhe disa kushte
që duheshin plotësuar në rast rinovimi.
Ajo që i trazojë së tepërmi ujrat mes palëve ishte bashkëshortja e lojtarit
Wanda Nara e cila është edhe menaxherja lojtarit. Me disa deklarata jo
shumë profesionale ajo krijoi një situatë delikate sa i përket
marrëdhënies së Icardit me skuadrën.
Mirëpo situata ka filluar të ndryshojë në kahun pozitiv. Sulmuesi
argjentinas do të takohet me drejtuesit e Interit për të arritur një
marrëveshje.
Dy postimet e njëpasnnjëshme të Mauritos dhe Wandas në pëfundimin e
ndeshjes së Kupës me Beneventon dëshmon se dashuria e kapitenit për
Interin vazhdon dhe nuk ka ndërmend të divorcohet.
Edhe fjalet e Beppe Marottas tregojnë një klimë optimiste:
”Duhet të jëmi të qetë kur flitet për këtë temë. Janë dinamika tipike të
një shoqërie futbolli kur afron skadimi I kontratave. Nuk besoj se do të
ketë probleme, nga të dyja palët ekziston qëllimi për të vijuar
bashkëpunimin.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist