IATA pret që linjat ajrore të humbasin të paktën 75 miliardë dollarë në 2021
Written by Radio Travel on 26/02/2021
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka lëshuar një analizë të re që tregon se industria e linjave ajrore pritet të mbetet me bilanc negativ edhe gjatë vitit 2021. Sipas IATA, tashmë është e qartë se gjysma e parë e vitit 2021 do të jetë më keq sesa ishte parashikuar më parë ndërsa humbja parashikohet të shkojë deri në 75 miliardë dollarë.
Kjo sepse qeveritë kanë forcuar kufizimet e udhëtimit për shkak të varianteve të reja të Covid-19. Rezervimet e kësaj vere aktualisht janë 78 përqind nën nivelet e shkurtit të 2019-ës./radiotravel.al
Tagged as IATA