Ia doli me sukses! Luiza Gega kualifikohet në finalen e atletikës më 4 gusht
Written by Radio Travel on 02/08/2021
Luiza Gega është e para shqiptare në historinë e Lojërave Olimpike që ia del të kualifikohet në finalet e atletikes që do zhvillohen më 4 gusht. Gega përfundoi garën e 3000m me pengesa në kohën 9.23.85 duke u kualifikuar automatikisht në finalen e madhe.
32 vjeçarja synon të shënojë një rekord të ri kombëtar në Tokio 2020./radiotravel.al