Hysni Rexhaj, jeta ime mes kafshëve në Kosovë

Written by on 19/01/2021

I ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Hysni Rexhaj, një njeri që është rritur me kafshët që në moshën 5 vjeçare. Në transmetim live Hysniu tha se në shtëpinë e tij ka mbi 2000 kafshë të të gjitha llojeve, ku spitasin shpendët, reptilët apo majmuni që është më i veçanti. Hysniu tha se me majmunin është shumë i lidhur dhe se kujdesi për të nuk është kurrë i tepërt. Në shtëpinë e tij, familja është mësuar tashmë me hobin e pazakontë të Hysniut dhe e ka pranuar faktin se ai mund të marrë dhe më shumë kafshë në të ardhmen. Në fund, Hysniu premtoi se në fermën e tij në Kosovë sapo të hapet çdo gjë nga pandemia do të shtohen shumë vizitorët.


Current track

Title

Artist