Hyn ne fuqi vendimi per aplikimet e statusit te vecante per strukturat akomoduese me 4 dhe 5 yje!

Written by on 22/05/2018

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve beri me dije se ka hyre ne fuqi vendimi i Keshillit te Ministrave per percaktimin e kritereve, te procedurave dhe te dokumentacionit per subjektet qe aplikojne per statusin “Investitor ne strukture akomoduese me 4 ose 5 yje, status special”.Ne kete vendim, jane percaktuar ne menyre te detajuar kriteret qe duhet te plotesoje aplikuesi per marrjen e statusit te veçante. Pasi investitori ploteson te gjitha keto procedura, eshte ministri pergjegjes per turizmin, i cili shqyrton raportin permbledhes te komisionit dhe nese eshte dakord me vendimmarrjen e komisionit, brenda 15 diteve, i propozon Keshillit te Ministrave dhenien e statusit. Ne kete kuader, por edhe te reformave te ndermarra nga qeveria mbi politikat dhe lehtesite fiskale per stimulimin turizmit, tashme te gjithe tatimpagauesit, qe ushtrojne veprimtari ne fushen e njesive akomoduese apo edhe ata qe do te nderrmarin rishtaz investime  ne kete sektor, duhet te aplikojne per marrjen e “statusit special. Keto struktura do te perjashtohen nga tatimi mbi fitimin.


Current track

Title

Artist

Background