Hyjnë në fuqi rregullat e reja, 3 kushtet që duhet të plotësojnë ata që vijnë në Shqipëri

Written by on 06/09/2021

Duke filluar nga dita e sotme, sikurse ishte njoftuar edhe më herët nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, asnjë qytetar shqiptar apo i huaj nuk mund të futet brenda territorit pa vërtetuar që nuk është i infektuar me koronavirus.

Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë,  testin PCR negativ brenda 72 orëve ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist