Hungaria se shpejti vendi i pare ne bote “Jo- Duhanit”!

Written by on 24/10/2018

Hungaria po planifikon te behet vendi i pare ne bote qe i thote jo duhanit. Janos Lazar, komisioneri per Mbrojtjen e jo-duhanpiresve i ka bere thirrje parlamentit hungarez te miratoje legjislacionin qe ndalon te gjithe ata qe do te lindin pas dates 1 janar 2020 te konsumojne duhan. Sipas tij, nese eshte e nevojshme, parlamenti do te ndryshoje kushtetuten ne menyre qe projektligji te kaloje. Ai nuk e ka dorezuar ende zyrtarisht propozimin ne kabinet, sipas Qendres se Informacionit te Qeverise. Hungaria eshte tashme nje nga vendet me strikte ne bote per duhanpiresit. Qe nga vitit 2013, cigaret tregtohen vetem ne dyqane te veçanta per duhan. Autoritetet pretendojne se numri i cigareve te blera ne vend ka rene me me shume se 40%.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist