Huawei në listën e zezë, përfitojnë Samsung dhe Apple!
Written by rt on 03/06/2019
Nëse Shtetet e Bashkuara e vendosin Huawein në listën e zezë duke i ndaluar firmat amerikane të bëjnë biznes me kompaninë, duket se përfitimet në tregun e smartphonëve do të shkojnë për Samsung dhe Apple. Analistët kanë treguar si mund të ndikojë ndalimi I eksporteve në biznesin e smartphonëve të Huawei, që është aktualisht marka e dytë me numrin më të lartë të shitjeve, pas Samsung-ut. Sipas tyre , përfituesi kryesor nëse Huawei e humbet tregun amerika,do të jetë pikërisht Samsung. Vetëm në vitin 2018, kompania kineze ka shitur mbi 200 milionë smartphonë.