Hoteli totalisht prej djathi! Për të gjithë të apasionuarit pas tij në Londër mund të bëni realitet fantazitë tuaja.

Written by on 28/08/2021

Tanimë, të gjithë adhuruesit e djathit do të kenë një vend ku të bëjnë realitet “fantazitë” e tyre ushqimore, pasi në Londër po hapet “hoteli i djathit”. Zinxhiri i Café Rouge ka njoftuar se do të hapë për herë të parë në lagjen Camden të Londrës, suita totalisht me dizajn djathi. Dhomat do të jenë në çdo cep me element djathi, përfshirë këtu muret, divanet, krevatin, jastikët, komodinën dhe cdo gjë tjetër.

Po ashtu, sipas Business Insider, djathi do të shërbehet në të gjitha format e tij, djathë i shkrirë, në supë djathi, në minibar sëbashku me verën, apo edhe si element lojërash. Suitat nuk janë ende të rezervueshme por të gjithë adhuruesit mund të “provojnë fatin” për të aplikuar për një natë falas mes 29 janarit dhe 6 shkurtit.

Radio Travel.al


Current track

Title

Artist

Background