Hotelet e Trump në ditët më të këqija, agjensitë e udhëtimit ndërpresin kontratat me to!
Written by Radio Travel on 24/03/2021
Virtuoso, një rrjet global i agjensive luksoze të udhëtimit, nuk i konsideron më “Hotelet Trump” një partner të preferuar. Kompania me bazë në Teksas, e cila përfshin 20.000 këshilltarë të udhëtimit, tha se ndryshimi vlen për gjashtë hotelet Trump që më parë konsideroheshin partnerë.
Virtuoso kishte lidhur kontratë me hotelet Trump në prill të 2016-ës, për t’u shkëputur në mars, për arsye që ende mbeten të paqarta./radiotravel.al