Horwath: Shqiperia, pjesa e munguar e “misterit” te turizmit mesdhetar!

Written by on 15/05/2018

Shqiperia eshte pjesa e munguar e ‘misterit’ te turizmit te Mesdheut. Ky vleresim vjen nga raporti me i fundit i Horwath Ltd, lider boteror ne fushen e hotelerise, turizmit dhe konsultave. Ata kane bere se fundmi nje analize te sektorit te turizmit shqiptar te permbledhur ne nje artikull ku shkruajne se Shqiperia eshte ne gjendje te zhvilloje shpejt turizmin, ne menyre qe te kuptoje mundesite e tregut global. Ne shkrim theksohet fakti se ka nje interes ne rritje te zhvilluesve nderkombetare per projekte mbizoteruese ne bregdetin shqiptar. Per me teper, Shqiperia do te kete nevoje per turizem si nje nxites per rritje dhe punesim, si dhe nje treg per bujqesine e pasur shqiptare, industrite ne zhvillim dhe ofruesit e sherbimeve te ndryshme. Shqiperia, sipas raportit, eshte ne nje proces te shpejte modernizimi, ku turizmi mund te kontribuoje ndjeshem ne krijimin e nje imazhi te ri dhe terheqes te nje vendi miqesor dhe te hapur.


Current track

Title

Artist

Background