Horoskopi E mërkurë 10 korrik 2019
Written by Radio Travel on 10/07/2019
Horoskopi E mërkurë 10 korrik 2019
Dashi – Nxitimi që keni për t’i parë të kurorëzuara përpjekjet tuaja të deritanishme nuk është gjë tjetër veçse shenja më qartë e paqëndrueshmërisë suaj. Të padurueshëm jeni edhe në raportet me partnerin.
Demi – Keni nevojë për disa siguri si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Mundohuni që të jeni më optimist, pasi tashmë do të keni mundësi që të korrni fryte të mira si në dashuri edhe në punë.
Binjakët- Parashikohen ndryshime në sferën profesionale. Bëni kujdes ndaj të gjitha çështjeve dhe marrëveshjeve që duhet të arrini. Në sferën sentimentale do të jeni në fazë rimëkëmbje.
Gaforrja – Duke qenë se është në një orbitë jo të favorshme, nuk ka sesi të pretendoni në ndonjë mbështetje të mundshme të Marsit. Përkundrazi, “planeti i kuq” mund të sjellë jo pak telashe.
Luani – Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ku do të keni debulesë fizike. Rikuperimi do të vijë vetëm nga e premtja. Lëreni ditën të kalojë dhe mos u përfshini në polemika.
Virgjëresha – Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, ndaj mundohuni që mos t’ju shpëtojë asnjë mundësi. Mund të zgjidhni pakënaqësitë e mbartura prej kohësh.
Peshorja – Do të përballeni me tensione ekstreme dhe zhgënjime të mëdha. Ndryshojini gjërat që keni për të bërë, në mënyrë që të ndiheni më të inkurajuar.
Akrepi – Kalimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj do të rrisë pasionin dhe intensitetin me njeriun tuaj të zemrës. Ndërkohë, shmangni krizat reflektoni më shumë për çështjet ekonomike.
Shigjetari – Marsi do të kthehet vrullshëm në shenjë, duke fuqizuar ndjeshëm edhe veprimin e planetëve të tjerë të favorshëm. Kujdes, në dashuri gjithçka mund të ndodhë me një Afërditë “tekanjoze”.
Bricjapi – Sot do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura, sidomos në sferën sentimentale. Do të keni mundësi të shumta si dhe takimet janë mjaft të favorshme.
Ujori – Mundohuni të shtoni më shumë stërvitje në rutinën tuaj të përditshme. Ju jeni përgjegjës për fizikun tuaj. Gjendja e mirë fizike do t’ju ndihmojë që të realizoni edhe njohje shumë të rëndësishme.
Peshqit – Ju pret një ditë pozitive dhe interesante në çdo drejtim, si për sa i takon ndjenjave dhe në sferën personale. Po i jepni shumë rëndësi anës tuaj emocionale pasi keni nevojë që të ndiheni të dashuruar.