Horoskopi, E mërkurë , 03.07.2019

Written by on 03/07/2019

 

Dashi

Yjet këshillojnë që të tregoni kujdes ndaj fjalëve që do të thoni. Diçka e thënë në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë konfuzion. Parashikohet një rikuperim fizik.

Demi

Sot do të keni nevojë për një pikë referimi për të qenë të qëndrueshëm, për shkak se dikush do të gërmojë në të shkuarën tuaj. Bashkëjetesat dhe martesat do të jenë të favorshme, për shkak se sfera sentimentale është mjaft pozitive.

Binjakët

Do të ndjeni nevojën për këshilla nga ekspertë, lidhur me situata problematike. Nga ana tjetër, kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive përsa u përket ndjenjave. 

Gaforrja

Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do të garantojë një muaj mjaft të mirë sa i takon ndjenjave. Nëse jeni në dilemë dilemë mes dy historive, bëni mirë që të zgjedhni. Parashikohen emocione mjaft të forta.

Luani

E  mërkura parashikon të reja interesante në fushën e ndjenjave. Mund të përfshiheni në një dashuri të re. Përdoreni më mirë sharmin tuaj personal.

Virgjëresha

Dita e sotme do ju gjejë mjaft të suksesshëm, sidomos nëse raporti në çift i ka rezistuar tensioneve të fundit. Për ju që keni probleme, do të përjetoni një pajtim.

Peshorja

Kjo  ditë do ju vendosë në sprovë dhe ju duhet të kuptoni nëse një raport funksionon ose jo. Ruani qetësinë, pasi dita nuk do të jetë aspak e lehtë.

Akrepi

E gjithë dita do të jetë e dominuar nga dashuria, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Më në fund do të lini pas krahëve një krizë të rëndë, duke bërë që të ndiheni më të fortë.

Shigjetari

Sot do të mendoni më shumë për dashurinë, por bëni kujdes ndaj gabimeve. Sqaroni situatat e mbetura pezull, në mënyrë që të mbusheni me frymë.

Bricjapi

Gjatë ditës do të ndjeni nevojën për tu kujdesur më shumë për veten tuaj. Kjo për shkak se nuk parashikohet një ditë ideale. Nervozizmi do të jetë pranë jush, sidomos në raportin në çift.

Ujori

Sot është dita e duhur për të folur hapur për gjithçka që ju shqetëson. Kjo pasi duke nisur nga e premtja, problemet do të vinë duke u shtuar.

Peshqit

E mërkura do të nxjerrë në pah domosdoshmërinë për t’i bërë gjërat me qetësi. Është e kotë që të bëni shumë gjëra njëherësh, pasi nuk do të jeni në gjendje.Në ditët në vijim do të keni të reja të rëndësishme sa i takon ndjenjave. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist