Holanda shkon në një bllokim të dytë, vendi mbyllet deri më 19 janar!
Written by rt on 15/12/2020
Për të paktën 5 javë Holanda do të shkojë në një bllokim të dytë. Kjo masë e fundit e ndërmarrë nga qeveria me qëllim frenimin e koronavirusit, përfshin mbylljen e shkollave dhe dyqaneve. Të gjitha vendet publike, përfshirë qendrat e kujdesit ditor, palestrat, muzetë, kopshtet zoologjike, kinematë, parukierët dhe sallonet e bukurisë, do të mbyllen deri më 19 janar. Njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, të mos udhëtojnë dhe të shmangin kontaktet me njerëzit e tjerë sa më shumë që të jetë e mundur.