Holanda bën kthesë të shpejtë në kontrollet kufitare për hyrjen e amerikanëve!
Written by Radio Travel on 17/09/2021
Amerikanët e vaksinuar lejohen edhe një herë të udhëtojnë në Holandë pa karantinë pasi qeveria bën një kthesë të shpejtë në kontrollet kufitare.
Nga 22 shtatori, udhëtarët amerikanë të vaksinuar plotësisht do të lejohen të udhëtojnë drejt Holandës pa karantinë, me kusht që ata të mund të tregojnë prova të vaksinimit. Për më tepër, ata duhet të testohen për COVID-19 para se të udhëtojnë dhe të paraqesin një rezultat negativ.
Protokollet e njëjta të hyrjes do të zbatohen për të gjithë mbërritjet e vaksinuara, të moshës 13 vjeç e lart, nga vende të tjera “me rrezik shumë të lartë”, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.
Radio Travel.al