Hiqen vizat me disa shtete për periudhën e sezonit turistik

Written by on 06/03/2019

-Shtetasit nga Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Katari, Omani,Tailanda, Bahrejni mund të hyjnë pa vizë në Shqipëri për periudhën 1 prill – 31 tetor 2019. Ndërsa për shtetasit nga Republika Popullore e Kinës ky vendim është i vlefshëm për periudhën 1 mars – 31 tetor 2019.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se, me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.90, Datë 27.02.2019 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave, e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, është vendosur që shtetasit nga Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Katari, Omani,Tailanda, Bahrejni mund të hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 1 prill – 31 tetor 2019.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist