Heshtje shurdhuese, brenda dhomes me te qete ne bote.
Written by rt on 02/04/2018
Heshtje shurdhuese, brenda dhomes me te qete ne bote.
Nese po kerkoni qetesi dhe jeni lodhur nga zhurmat e perditshme ekziston nje vend ku nuk do te degjonit asgje. Behet fjale per dhomen me te qete ne bote. Ajo eshte ndertuar ne zyrat e Microsoft ne Redmond te Washingtonit. E izoluar ndaj cdo lloj zhurme te jashte per ata qe e vizitojne kete dhome, ndjesia e pare qe marrin eshte vertete e cuditshme. Nese qendron edhe per pak minuta atje e vetmja gje qe do te degjosh eshte “heshtja”. Me kalimin e kohes do te degjosh vetem frymemarrjen, levizjet por edhe te rrahurat e zemres tende. Por ekspertet thone se e gjithe kjo qetesi ne kete dhome mund te beje shume njerez te humbasin ekuilibrin pasi mungesa absolute e pasqyrimit te zhurmes saboton vetedijen hapsinore. Shume njerez e quajne mungesen absolute te zhurmes, shurdhuese e ndersa te tjere kane nje lloj pipetime te vazhdueshme ne veshet e tyre. Presioni i ajrit qe ne jeten e perditshme na ofrohet ne cdo moment, aty mungon pasi nga muret e dhomes nuk percohet asnje lloj tingulli. Per te arritur heshtjen ekstreme, dhoma eshte ndertuar me nje strukture shtresore te ngjashme me qepet qe perthith cdo lloj zhurme ne vetvete dhe e izolon jo vetem nga ndertesa ne te cilen ndodhet por edhe nga bota e jashtme. Microsoft e perdor dhomen per studime te ndryshme nderkohe ajo per shkak te nivelit zero te decibeleve eshte futur edhe ne librin e rekordeve Guinness si dhoma me e qete ne bote.