Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, shpallet faza e parakualifikimit të tenderit!

Written by on 25/04/2018

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur sot fazën e parakualifikimit të tenderit për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas. Referuar dokumentit të publikuar në faqen zyrtare, afati për paraqitjen e dokumenteve për fazën e parakualifikimit është 31 maj 2018. Dokumenti citon se “linja Tiranë-Durrës është ajo me volumin më të lartë të trafikut përsa i përket rrjetit hekurudhor duke mundësua rilidhjen e kryeqytetit të vendit me Durrësin, portin më të madh në vend”.Linja e re hekurudhore që do të lidhë aeroportin me Tiranën nis në kilometrin 27 të linjës Tiranë-Durrës dhe shkon shumë afër aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist