Hekurudha e re , Tirane – Rinas per 12 minuta me tren!

Written by on 10/05/2018

Ministri i Infrastruktures dhe Energjise Damian Gjiknuri, Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit, ai i BERZH-it ne Tirane dhe zv.ministri i Financave dhe Ekonomise firmosen se fundmi marreveshjen e grantit per rehabilitimin e linjes hekurudhore Tirane-Durres dhe degezimin me Rinasin. Kosto totale e projektit vleresohet ne shumen prej 90.45 milione euro. Ky projekt do te ndikoje ne cilesine e levizjes se qytetareve midis dy qyteteve me te medha te Shqiperise. Koha qe do te nevojitet per te udhetuar nga qendra e Tiranes drejt Aeroportit Nene Tereza do te jete rreth 12 minuta me tren ekspres ndersa nga qendra e Tiranes deri ne qender te Durresit do te duhen afro 22 minuta. Projekti pritet te ndikoje gjithashtu ne hapjen e shume fronteve te reja te punes. Aktualisht po punohet edhe per projekte te tjera ne infrastrukturen hekurudhore, si ai per lidhjen e Vores me Shkodren dhe Hanin e Hotit drejt Malit te Zi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist