Harry Kane pëson një lëndim të rëndë i cili do ta lërë për një periudhe të gjatë kohore jasht fushave.!

Written by on 15/01/2019

Harry Kane pëson një lëndim të rëndë i cili do ta lërë për një
periudhe të gjatë kohore jasht fushave.!

Sulmuesi kryesor i skuadrës së Tottenham Hotspour, Harry Kane është dëmtuar
në ndeshjen përball Manchester United të humbur 0 me 1.
“Spurs” kanë konfirmuar pasditen e së martës se lojtari nuk do të jetë në gjendje
të stërvitet me skuadrë deri në fillim të muajit mars.
Në komunikatën e Tottenham thuhet :“Pas vlerësimeve preliminare, mund të
konfirmojmë se Harry Kane i ka dëmtuar ligamentet në kyçin e këmbës së
majtë, në ndeshjen e së dielës”.
“Ai do të vazhdojë të monitorohet nga stafi ynë mjekësor gjersa e nis
rehabilitimin dhe pritet të kthehet në stërvitje në fillim të marsit”.
Ky dëmtim do ta lërë sulmin e Tottenham po alternative sepse sulmuesi tjeter
Son Huen-Min do të mungojë në pesë ndeshjet e ardhshme për tu aktivizuar me
kombëtaren e tij në Kupën e Azisë.
Kane do të humbi dy përballjet e 1/8 përball Dortmund në Uefa Champions
Lague si dhe gjysmëfinalen të Carabao Cup përball Chelsea.

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist