Hapet tenderi i projektit për pesë plane turistike!
Written by rt on 24/05/2019
Është hapur nga Ministria e Turizmit tenderi për realizimin e planeve të detajuara për 5 zona turistike. Dokumenti i tenderit përfshin zonat Baks-Rrjollë, Rana e Hedhun-port Shëngjin, grykëderdhjen e Ishmit, Talen dhe Spillene. Zonat janë të përshtatshme për ndërtimin e resorteve ,krijimin e strukturave për sportet ujore , si edhe një sërë shërbimesh të tjera të cilat do të analizohen nga projekti. Gjithashtu në analizën e projektit do të jenë të përfshira pronësia mbi tokën, mënyra e përdorimit te pronave publike , konfliketet mbi pronësinë dhe informaliteti. Tenderi me vlerë 68 milion lekë do të mbyllet me datë 3 qershor 2019.