Hapet ne Macau te Kines hoteli- kazino “Morpheus”

Written by on 22/06/2018

Hapet ne Macau te Kines hoteli- kazino “Morpheus”

Kina rrit numrin e strukturave luksoze pritese per turistet ne saje te bashkepunimit me investitore te njohur e rrjete gjigande hotelesh. Se fundmi u hap nje prej hoteleve me te bukur ne Macau te Kines, ai qe mban emrin “Morpheus” dhe qe konsiderohet nga shume si nje prej “projekteve me befasuese” te realizuara deri me tani ne Kine. Ky hotel-kazino ka karakteristike harqet dhe kthesat futuristike si edhe strukturen  prej çeliku qe e bejne ate nje prej me te veçanteve. Projekti u zhvillua nga Melco International. Apartamente dupleks, te kompletuara me palestren e tyre private dhe me dhome me hidromasazh, jane te vendosur ne pjesen e siperme te ketij hoteli, te cilesura si “vilat VIP” nderkohe qe hoteli ofron edhe 200 dhoma te tjera luksoze per pushuesit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist